“U konfirmua boshti antieuropeist”, deputeti i PD: ‘Samiti’ i Beogradit, atentat ndaj rrugës europiane të Ballkanit Perëndimor

Shehu 1

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka lëshuar akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama sa i takon samitit të Open Balkan.

Sipas Shehut, ky samit është atentat ndaj rrugës europiane të Ballkanit Perëndimor.

REAGIMI I SHEHUT
“Samiti” i Beogradit-nje atentat ndaj rruges europiane te Ballkanit Perendimor.
Dje aty u konfirmua boshti antieuropeist i „Ballkanit te hapur“!
Zhvillimet dy ditore te ”Samitit” per “Ballkanin e hapur” tentuan te krijonin nje goditje te rrezikshem per aspiraten europiane te shqiptareve e Rajonit!
Cdo gje ne Beograd, organizimi, pjesemarja, te ftuarit, fjalimet, mesazhet etj, ishin sinjale anti europiane e anti perendimore, nje shtyse per drejt Lindjes!
Aty u anatemua e denigrua BE e Perendimi.
Te shoqeruara keto me kontestimin e konceptit integrues “Ballkan Perendimor”, thirjet izolacioniste se “Ballkani duhet t’i dale vete zot Ballkanit” etj, jane nje sinjal alarmi per te ardhmen europiane te shqiptareve e Rajonit!
Ky ishte leitmotivi i atij takimi plot mllef ndaj Europes e “fytyre” drejt Lindjes.
Mjafton te lexoni nje fraze nga Rama, per te kuptuar kete, pozicionin e tij:
“E kujtojme mjaft mire se si vendet e Ballkanit pergjate pandemise kane qene te detyruara te orientohen nga Rusia e Kina, pasi BE u soll ne menyre te turpeshme ndaj nesh”
Qellim qartesisht provokativ ky ndaj Brukselit, pikerisht per te penguar rrugen tone te integrimit, tashti qe u hapen edhe negociatat.
Sepse Vucic, Rama, jane antieuropeiste.
Ata si autokrate kane frike nga integrimi europian, nga Perendimi, nga demokracia perendimore.
Lindja, eshte djepi dhe streha e tyre, si i autokrateve ne terresi.
“Ballkanin e hapur” te Vucic, ata e perdorin si nje instrument pushteti per te realizuar qellimet e tyre, ndesh keto me interesat tona kombetare e historike.
Te tjere kerkojne ta perdorin “Ballkanin e hapur” si mjet presioni mbi BE, apo si mundesi realizimi te reminishencave e interesave te tyre te vjetra.
Pozitive ishte vetem fakti qe ai Samit u bojkotua nga Brukseli!
Por nuk mjafton me kaq!
Ka ardhur koha, qe BE dhe ShBA te kuptojne se cdo qendrim i dyzuar, i bazuar edhe mbi shpresa iluzive se keshtu mund te largojne Serbine nga Rusia, shtojne rreziqet e neserme per Rajonin tone dhe ata vete.
Mbas Beogradit te djeshem nuk besoj se ka me vend per medyshje e retorika te pergjitheshme.

“U konfirmua boshti antieuropeist”, deputeti i PD: ‘Samiti’ i Beogradit, atentat ndaj rrugës europiane të Ballkanit Perëndimor

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook