IKMT në ‘Prestige’/ “Tronditëse, aksion i koordinuar me regji të Ramës”, analisti Preç Zogaj: S’e kanë me resortin, sulmi për median

Prec Zogaj

Analisti Preç Zogaj ka dënuar sulmin e paligjshëm në ‘Prestige Resort’ ku IKMT mësyhu për të shembur dy pishina. I ftuar në studion e ‘News24’, Zogaj tha se bëhet fjalë për një aksion të mirëkoordinuar nga qeveria dhe agjencitë e ekzekutivit.

Analisti tha se sulmi nuk është kundër resortit, por ndaj mediave që ka në pronësi ‘Hysenbelliu Group’.

“Është e trishtueshme, tronditëse të shohësh një aksion të koordinuar, të përqendruar ku janë përfshirë disa ministri të qeverisë dhe agjenci të ekzekutivit, me regji të kryeministrit, për të shkatërruar një resort turistik që për nga cilësia siç e dinë shumë veta këtu, përfaqëson imazhin e turizmit në Shqipëri. Skam qenë për të qëndruar vetë, siç kanë shkuar shpesh eksponentë të PS. Është imazhi i turizmit të ri shqiptar që sulmohet pa pritur me forca të përqendruara që ngjan si reprezalje me ato argumente që ka thënë qeveria, apo dhe përfaqësuesit e hotelit.

S’do hyjë shumë në ato që janë hollësi teknike të përplasjes, pasi për këto hollësi po raportojnë mediat. Me shumë gjasë do të vijë momenti që të shprehet dhe drejtësia. ‘Hysenbelliu Group” do i drejtohet drejtësisë, për dëmet që duken kolosale, pasi është dëm i madh dhe për imazhin. Ky sulm ndërmerret në vazhdimin e sezonit turistik, që për specifikat që ka pasur, shtatori është periudhë kulmore e sezonit. Nga informacionet, duket se hoteli ishte plotë me turistë të huaj. Këtë vit ka pasur më pak turistë në zona turistike, por duket se ky resort ka mbetur atraktiv.

Në këtë aksion të koordinuar dhe përqendruar të qeverisë, kundër një resorti, shoh jo resortin, por News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare, që janë shënjestra e sulmit. Shqipëria është një vend ku prej vitesh bashkëjeton biznesi formal me atë informal. Ndërtime me leje, apo pa leje, shtesa katesh, pushtime territori, këto kanë ndodhur. Është shumë e vështirë që të gjesh engjëj në panoramën e biznesit, ndaj qeveritë duhet të jenë të përmbajtura. Çfarë ruajnë këto agjencitë e qeverisë? Që janë fryrë me njerëz këto 9 vite, ku administrata është ngarkuar. Pse nuk veprohet kur ndodh gjëja, që në ditën e parë apo të dytë. Këtu kemi me dhjetra shembuj ku lejohet që të ndërtohen pallate pa leje të qartë. Ata nuk e kanë me resortin dhe pishinën, por e kanë me median. Cili është raporti i pushteteve në Shqipëri me mediat? Nëse më bën fresk bëj ç’të duash, nëse më kritikon unë të shkatërroj. Kjo është poshtërsi. Ata nuk njohin pavarësi të medias. Që nga dita kur ndryshoi sistemi, kam pasur rastin që të jem në një grup të vogël që krijuam median e parë të shtypit të lirë, gazetën ‘Rilindja Demokratike’. Është ky raport që po më bërë fresk, do të lë të bësh ç’të duash apo dhe bonuse.”, tha analisti.

Arena e Lajmit

IKMT në ‘Prestige’/ “Tronditëse, aksion i koordinuar me regji të Ramës”, analisti Preç Zogaj: S’e kanë me resortin, sulmi për median

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook