Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në Tiranë, ja çfarë zbuluan kamerat e sigurisë, autori u largua me…

Dyqani Shperthimi

Detaje të reja janë mësuar nga shpërthimi me tritol që ndodhi në rrugën “Sami Frashëri” në një dyqan në Tiranë.

Gazetari Igli Çelmenta bën me dije se grupi hetimor ka hapur kamerat e sigurisë, ku edhe është evidentuar se autori ishte me kapuç dhe se është larguar me një makinë tip Golf , ngjyrë të zezë.

Kujtojmë se shpërthimi ndodhi pak pas mesnate në një dyqan parfumesh dhe bizhuterish, ndërkohë që thuhet se i është vendosur lëndë plasëse.

Sakaq duke iu referuar dëshmisë së banorëve të pallatit ku ndodhi ngjarja, shpërthimi ishte shumë i fortë.

“Shpërthimi ishte shumë i fortë dhe të gjithë dolëm jashtë banesave”, tha një prej banorëve të pallatit ekzistues për News24.

Arena e Lajmit

Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në Tiranë, ja çfarë zbuluan kamerat e sigurisë, autori u largua me…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook