Sulmi ndaj ‘Prestige Resort’/ “Bastion i fundit ndaj lirisë së shprehjes”, Zheji: Rama e njeh shumë mirë rrezikun e medias, por…

Zheji Artur

Analisti Artur Zheji teksa shprehu rezerva për reagimin opozitar për aksionin në Prestige Resort, ku IKMT ka ‘zbarkuar’ paligjshmërisht, theksoi se Rama e di shumë mirë rolin që kanë mediat.

Në studion e News24 Zheji tha se të kesh mediat me vete, është e njëjtë sikur të kesh në del një anije me vela.

“Oborri i News24 duhet të ishte plotë me opozitarë. Aa duhej të shpreheshin se me çfarë mund të ndihmonin, pasi po cënohet media e lirë. Rama e njeh shumë mirë rrezikun e medias dhe të kesh median me vete. Është si të kesh një anije me vela që e çon era e medias ku e do ai. Po të kem media, sado çmenduri të bëj unë, opinioni mund të thotë; sa gjeniale. Ky është pushtet që duhet të dominojnë pak njerëz të kontrolluar.

Gabon ai që mendon se Rama nuk është inteligjent, ai nuk po e shpërdoron ndërkombëtarët, por po përfiton. Ai përfiton se opozitarizmi nuk është në ditë të mira. Sa më shumë fjalë kërcënuese prodhon opozita, aq më pak fuqi vepruese ka. Duhet të ketë fuqi që të veprojë me njerëz, me eksitimin e shoqërisë civile. Kemi parë fejesa dhe martesa politike pa fund. Demokracia është përballje konstante. Ky është një bastion nga më të fundit të lirisë së shprehjes.”, tha ai.

Arena e Lajmit

Sulmi ndaj ‘Prestige Resort’/ “Bastion i fundit ndaj lirisë së shprehjes”, Zheji: Rama e njeh shumë mirë rrezikun e medias, por…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook