U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohet 21-vjeçari në Himarë (EMRI)

640 0 1657982738xpolicia 10 770x417 1 738 1

Një 21-vjeçar ka rënë në pranga pasi u kap duke transmetuar emigrantë të paligjshëm.

Bëhet me dije se 21-vjeçari, Klinton Shehaj u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në afërsi të fshatit Piqeras.

Njoftimi:

Himarë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Piqeras”.

Tentoi të transportonte 7 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 21-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Piqeras”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi K. Sh., 21 vjeç.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në afërsi të fshatit Piqeras, duke tentuar të transportonte, kundrejt fitimit, 7 emigrantë të paligjshëm, 2 prej të cilëve i kishte futur në automjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Arena e Lajmit

U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohet 21-vjeçari në Himarë (EMRI)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook