Bashkëpunimi në fushën e Sigurisë, ministri i Mbrojtjes së Kosovës pret zv.ministren Kuko dhe drejtorin kundër Ekstremizmit Meidani

Meidani

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj u takua me zv.ministren e Brendshme të Shqipërisë, Romina Kuko ku temë diskutimi ishte angazhimi i përbashkët për sigurinë dhe mbrojtjen jo vetëm të dy vendeve por të gjithë rajonit.

Në një status në faqen e tij në Facebook, Mehaj shkruan se “Sot pata kënaqësinë të pres në vizitë Zv.Ministren e Brendshme, znj. Romina Kuko të shoqëruar nga Drejtori i Qendrës Kundër Ekstremizimit të Dhunshëm, Denion Meidani dhe Shefi i Divizionit për Siguri, Ermal Jauri”.

Sipas tij me zv.Ministren Kuko, “diskutuam për procesin e realizimit të planeve të bashkëpunimit bilateral mes dy shteteve tona në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në mjedisin aktual të sigurisë dhe sfidave transnacionale”.

Bashkëpunimi në fushën e Sigurisë, ministri i Mbrojtjes së Kosovës pret zv.ministren Kuko dhe drejtorin kundër Ekstremizmit Meidani

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook