BASKETBOLL MESHKUJ/ Teuta-Kamza dhe Tirana-Vllaznia, Superliga nis sot “play off”-in (KALENDARI)

Superliga e basketbollit të meshkujve do të zbresë sot në parket për të nisur sfidat “play off”, teksa do të luhen dy gjysmëfinalet e para, që shënojnë edhe startin e fazës së nxehtë të kampionatit, ku dhe do të vendoset titulli.

BASKET

Në orën 18:00 në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në Durrës, Teuta do të presë Kamzën.

Një ndeshje interesante që vendos përballë bregdetarët, kampionë në fuqi, që e mbyllën të parët edhe sezonin e rregullt, ndërsa nga ana tjetër kamzalinjtë që e përfunduan sezonin në vend të katërt.

Ndërkohë, përballja tjetër do të zhvillohet në të njëjtën orë në sallën “Farie Hoti” dhe do të jetë “Klasikja” mes Tiranës dhe Vllaznisë.

Bardheblutë e Erkand Karajit kanë bërë një edicion mjaft të mirë dhe pas suksesit në Kupë do të kërkojnë tashmë titullin.

Por Tirana ka marrë një goditje disa javë më parë, duke u tradhtuar nga dy lojtarët amerikanë, të cilët u larguan pa lënë gjurmë në mënyrë të befasishme nga kryeqyteti.

Bardheblutë do të mbështeten vetëm te kualiteti dhe egoja e lojtarëve vendës.

Nga ana tjetër Vllaznia vjen pas një sezoni me ulje-ngritje dhe me disa ndryshime në pankinë.

Por me marrjen e drejtimit nga Damian Bekteshi, shkodranët duket se kanë gjetur qetësinë dhe formën e munguar.

Kështu, gjysmëfinalet priten të jenë emocionuese, ku siç dihet skuadrat që arrijnë numrin e dy fitoreve, kalojnë në finale.

KL 1

Arena e Lajmit


BASKETBOLL MESHKUJ/ Teuta-Kamza dhe Tirana-Vllaznia, Superliga nis sot “play off”-in (KALENDARI)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook