Tashmë është vërtet zyrtare lidhja mes Diletta Leotta dhe Loris Karius.
Çifti është fotografuar duke u puthur në një restorant të famshëm luksoz në Milano Të dy ishin takuar vetëm pak javë më parë në Londër në një darkë me miq të përbashkët.
Një ditë më vonë, Karius kishte fluturuar në Itali për ta takuar Dilettan, gazetaren më seksi në planet për shumë njerëz. Ish-portieri i Liverpoolit aktualisht është pjesë e Newcastle, por që ende s’e ka patur mundësinë e debutimit.
Prezantuesja sportive, Diletta Leotta, ka konfirmuar ndarjen nga aktori turk, Can Yaman. Marrëdhënia mes dyshes u prish që në muajin gusht të këtij viti.