“Shtet mafioz”, Salianji nga Prestige Resort: Rama kërkon të tregojë që është pronar i Shqipërisë, problemi i tij është News24, ishull lirie dhe zë i fuqishëm për qytetarët

Whatsapp Image 2022 09 04 At 13.14.39

Deputeti i PD Ervin Salianji, në një lidhje live në News24, e ka quajtur aksionin e paligjshëm të IKMT-së në Prestige Resort, një goditje direkte ndaj medias.

Ai u shpreh se kryeministri Edi Rama kishte qëllim goditjen e Focus Media Grup, të cilën e quajti një ishull lirie dhe një zë të fuqishëm për qytetarët.

Salianji shtoi se kjo nuk është goditje për biznesin por shumë dimensionale me të cilën Rama tregon të tregojë se është pronar i Shqipërisë.

“Jemi një grup deputetësh në mbështetje të lirisë së medias kur shteti përdoret si instrument mafioz. Goditet në mënyrë brutale një nga vendet më prestigjoze që nderon Shqipërinë në konkurrencën në turizëm. Në bisedën me banorët, tregojnë pse nuk shkojnë në kryetarin e bashkisë së Kukësit që ka aty ndërtesa, tek oligarkët këtu apo në Tiranë, ndërsa kjo është një hapësirë e madhe me fasilitete të ndryshme edhe për banorët. Nuk është goditje për biznesin por shumë dimensionale me të cilën Rama tregon të tregojë se është pronar i Shqipërisë. Nëse mendon që i ke dalë kundër, mund të kapërcejë çdo cak për të goditur. ka një gjë të pashpjegueshme. Pse pikërisht tani kur turistët janë ende këtu.

Është e qartë që përveç ndërhyrjes që qeveria tentoi ndaj linjës editoriale, ka përdorur të gjitha mënyrat për të ndërhyrë tek puna e medias duke tentuar të godasë mediat e pronarit, duke bërë presione ndaj medias, skandaloz rasti për të nxjerrë forcërisht News24 nga godina, kur të gjitha mediat janë ndihmuar me godina dhe prona publike.

 

Ajo që dihet është tentative e qeverisë për të blerë këtë grup dhe për të kthyer në shërbim të qeverisë. Është ende një ishull lirie dhe një zë i rëndësishëm për qytetarët. Presioni për të ndryshuar linjën, tentative për ta blerë, tregojnë se nuk ka asnjë shqetësim me resortin, shqetësimi është me mediat, është një goditje e drejtpërdrejtë për mediat.

Rama për pushtet personal shkon në të tillë çmendurim ai është turpi i Shqipërisë, qeveria e tij është e nxirë faqe botës vetëm për shkak të ndërhyrjeve të tilla. Tekat e tij na kanë sjellë qindra milion euro borxh për media që nuk i bindeshin atij.

Çdo reklamë që mund të investojë Shqipëria në turizëm nuk zhbën këtë që ndodhi. një turist më tha më dukej sikur isha në Siri.

Rama nuk të zgjedh nëse je ekselent, por nëse ke probleme me ligjin je adapt. Ndaj Shqipëria vlon nga zemërimi, ndryshimi mes votës u bllokua me veprime kriminale. Duhet reagim i fuqishëm”, tha Salianji.

“Shtet mafioz”, Salianji nga Prestige Resort: Rama kërkon të tregojë që është pronar i Shqipërisë, problemi i tij është News24, ishull lirie dhe zë i fuqishëm për qytetarët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook