Ankth te Partizani, dy titullarët e rëndësishëm të “demave” me probleme. Në dyshim për sfidën e Ligës së Konferencës

Partizani zbarkoi ditën e djeshme në orën 19:00 në stërvitje, teksa vijon me ritëm maksimal përgatitjet për ndeshjen e parë eliminatore të raundit të parë të Ligës së Konferencës ndaj gjeorgjianëve të Saburtalos.

PARTIZANI 3

Skuadra tashmë e ka marrë ngarkesën e duhur fizike dhe trajneri Mehmeti, përveç disa minutave stërvitje fizike, e përqendroi tërësisht vëmendjen në udhëzimet taktike dhe koordinimin e lëvizjeve të skuadrës, që ka pasur mjaft ndryshime dhe i duhet të automatizojë veprimet me patjetër.

Pasimet dhe mënyra se si skuadra do të dalë në sulm ndaj Saburtalos ishin vëmendja e trajnerit në stërvitjen e djeshme, me skuadrën, që u duk e ingranuar dhe e përditësuar me atë që trajneri kërkonte.

Alban Hoxha

ALBAN HOXHA – Kapiteni ishte mungesa e madhe e stërvitjes së djeshme. Në fakt, Hoxha nuk u stërvit as ditën e shtunë dhe burime nga klubi bëjnë me dije për gazetën se 34-vjeçari ka pasur një dëmtim muskulor gjatë stërvitjes në qendrën stërvitore në Slloveni.

Nuk dihet shkalla e dëmtimit dhe koha që mund të kërkojë për rikuperim Hoxha, por thuajse i sigurt është fakti që kapiteni nuk pritet të jetë në dispozicion të Mehmetit për ndeshjen me Saburtalon, që luhet pas vetëm tri ditësh.

Përveç dëmtimit, kontrata është një tjetër çështje delikate për ish-portierin e Kombëtares. Aktualisht ai nuk ka një kontratë aktive me Partizanin dhe pavarësisht kësaj ende palët nuk janë ulur për të rinovuar.

Firma me Rexhepin i ka lëkundur disi pozitat e kapitenit dhe rinovimi me Partizanin nuk mund të quhet më një çështje e kryer.

SKUKA 3

SKUKA – Dibrani është një nga lojtarët më të vlefshëm të Partizanit dhe pika e referimit në repartin ofensiv.

Në nisje të fazës përgatitore dibrani me pasaportë franceze nuk u duk në formën optimale, teksa ditën e djeshme ai ka shfaqur një tjetër problem fizik.

Fizioterapistët e Partizanit e trajtuan me akull në pjesën e supit, ku duket se ai ka probleme. Megjithatë, kjo nuk e pengoi të stërvitej normalisht.

Skuka pritet të jetë titullar ndaj Saburtalos, por te Partizani pritet të tregojnë kujdes, që ky shqetësim i vogël të mos shndërrohet në një dëmtim.

cvetanoski

CVETANOSKI – Maqedonasi erdhi te Partizani me shqetësim muskulor, por duket se tashmë është rikuperuar plotësisht.

Në ndeshjen miqësore ndaj Mariborit ai luajti më shumë se 20 minuta dhe nuk ndjeu dhimbje. Dje në stërvitje u pa të stërvitej normalisht me grupin, çka është një sinjal i qartë se do të jetë i gatshëm për sfidën me Saburtalon.

Nga ana tjetër, Romero nuk u pa në gjendje optimale fizike.

Venezueliani u duk i ngadaltë në veprimet e tij dhe u pa qartë se ka ende nevojë për t’u përmirësuar fizikisht dhe arritur formën maksimale.

DENIS LALA – Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ankth te Partizani, dy titullarët e rëndësishëm të “demave” me probleme. Në dyshim për sfidën e Ligës së Konferencës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook