Përfundon dita e tretë e aksionit të paligjshëm, fadromat e IKMT-së largohen nga ‘Prestige Resort’ (VIDEO)

Prestige Ressort

Dita e tretë e aksionit të paligjshëm në ‘Prestige Resort’, largohen fadromat e IKMT

Pas ditës së tretë të ndërhyrjes së paligjshme, fadromat e IKMT largohen nga “Prestige Resort”, po ashtu edhe forcat e policisë kanë nisur të  largohen.

“Një situatë aspak normale, aty ku janë me dhjetëra pushues përpara tyre kalojnë fadromat. Disa prej tyre janë shprehur se nuk duhet të ishte bërë ky veprim”, raportoi gazetari Osman Stafa.

Ndonëse fadromat kanë ndërhyrë që në orët e para të mëngjesit, pushuesit kanë zgjedhur të mos largohen. Pavarësisht se ishte ditë e diel, ditë pushimi,  aksioni i paligjshëm i IKMT nuk është ndalur as edhe ditën e sotme, duke shqetësuar në këtë mënyrë gjatë gjithë ditës pushuesit.

Arena e Lajmit

Përfundon dita e tretë e aksionit të paligjshëm, fadromat e IKMT-së largohen nga ‘Prestige Resort’ (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook