Analisti Andi Bushati, ka komentuar ndërhyrjen e paligjshme në resortin ‘Prestige Resort’, në plazhin e Golemit.
Në një reagim në Facebook, ai shprehet se gazetarët apo analistë që po synojnë të tregojnë se ndërhyrja e paligjshme nuk është për të frikësuar mediat, s’janë asgjë më shumë se dallëndyshe të tjera në shërbim të kryeministrit Rama.
Statusi:
Po shoh nje sere gazetaresh, analistesh, portalesh qe numerojne sa here e kane dredhur mediat e Irfanit, per te treguar se kjo nuk eshte nje beteje per frikesimin e mediave.
Ne shumicen e fakteve qe perzgjedhin ata kane te drejte, por manipulimi i tyre eshte se nuk permendin fare qeverine qe vjedh dy here publikun: nje here kur leshon leje abuzive, per nje media qe i shkon per shtat dhe heren tjeter, kur shkallmon ato qe ka lejuar vete, vetem sepse mediat nuk i pelqejne.
Ata qe bejne kete loje te njeanshme s’jane asgje me shume se dallendyshe te tjera ne sherbim te Rames,.
Arena e Lajmit