Lidhja me gazetaren/ Arsyeja e divorcit largësia, Nagelsman nuk e tradhtoi gruan

Në Gjermani vazhdon të flitet për lidhjen e trajnerit të Bajernit, Julian Nagelsman, me gazetaren e “Bild”, e cila mbulonte klubin kampion, Lena Vurcenberger.

NAGELSMAN

Ata u fotografuan javën e shkuar gjatë pushimeve në një jaht në Ibiza, ndërsa gazeta vendosi ta largonte reporteren 30-vjeçare nga detyra që mbante prej dy viteve të fundit.

Nagelsman, i cili u divorcua nga gruaja e tij vetëm një muaj më parë, u akuzua edhe për tradhti këto ditë.

Por “TZ” e ka hedhur poshtë një gjë të tillë. Lidhja e tij me gazetaren e “Bild” ka nisur pasi 34-vjeçari u nda nga gruaja e tij, Verena, me të cilën ka dy fëmijë. Në fakt, arsyeja e divorcit mësohet se ka qenë largësia.

Familja e tij nuk e ka ndjekur kurrë Nagelsmanin që kur ai u transferua te Lajpcigu në 2019 dhe arsyeja e përfundimit të martesës ka qenë distanca.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Lidhja me gazetaren/ Arsyeja e divorcit largësia, Nagelsman nuk e tradhtoi gruan

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook