Sot 30 vite nga krijimi i Gjykatës Kushtetuese/ “Është tentuar ndërhyrja”, Vitore Tusha: Retorika politike ka paragjykuar vendimet e drejtësisë!

Tusha Aa

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha në kuadër të 30-vjetorit të krijimit të këtij institucioni bëri një bilanc të punës së deritanishme dhe vështirësitë që janë hasur nga gjyqtarët.

Tusha theksoi se shpesh herë retorika politike ka ndërhyrë në vendimmarrjet e kësaj gjykate, madje dhe ka paragjykuar vendimet e saj.

“Shpreh mirënjohjen për miqtë tanë që na nderuan me praninë e tyre. Ka gjithmonë vend për miq të mirë. Falënderoj ata që kanë mbështetur gjykatën që nga krijimi i saj që nga OSBE, etj. 30 vite janë një moshë e rëndësishme e kësaj gjykate. të gjendur përballë një volumi të madh çështjes, kjo trupë reagoi me ritmin e duhur për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ligjore. Legjitimiteti është perceptuar si burim kryesor i kësaj gjykate, që nuk ka mjet tjetër për këtë gjë. Gjykata Kushtetuese është promotorë e çështjes së të drejtës. Jo pak herë retorika politike ka përfshirë Gjykatën, nën petkun e diskurseve, për të paragjykuar vendimmarrjen apo për të ndërhyrë në vendimet e saj. Kemi kontribuar në zbutjen e përplasjeve institucionale. Ka pasur dhe përplasje mes dy juridiksioneve, gjyqësor dhe juridik.”, tha Tusha.

Arena e Lajmit

Sot 30 vite nga krijimi i Gjykatës Kushtetuese/ “Është tentuar ndërhyrja”, Vitore Tusha: Retorika politike ka paragjykuar vendimet e drejtësisë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook