John Legend ka folur për abortin spontan të djalit të tij Jack nga gruaja e tij Chrissy Teigen në vitin 2020.
Këngëtari 43 vjeçar dhe modelja 36 vjeçare humbën djalin e tyre gjatë shtatzënisë më 30 shtator, pasi Chrissy pësoi hemorragji si pasojë e placentës së dobët. Disa orë pasi humbën fëmijën e tyre, të dy Chrissy dhe John ndanë disa foto bardhë e zi nga spitali në rrjetet sociale – një lëvizje që shkaktoi shumë polemika- pati njerëz që i mbështetën e po ashtu edhe të tjerë që i kritikuan.
Në një intervistë për “The Guardian”, John zbuloi se ishte ‘i shqetësuar’ për publikimin e fotove, por e vlerësoi vendimin e gruas së tij si ‘të fuqishëm dhe të guximshëm’. Ai tregoi: “Ishim të papërgatitur për të ndarë përvojën tonë. Isha i shqetësuar, por instinkti ynë ishte ta bënim këtë sepse njerëzit e dinin që ne ishim duke pritur një fëmijë dhe Chrissy ndjeu sikur duhej të tregonte plotësisht historinë për atë që ndodhi. Ishte një gjë e fuqishme dhe e guximshme që Chrissy bëri për ta ndarë atë sepse bëri shumë njerëzi të ndihen se nuk ishin vetëm.”
Duke folur për periudhën e vështirë, ai shtoi: “Ne u testuam. Ishte një tragjedi. Por unë mendoj se kjo na forcoi vendosmërinë dhe qëndrueshmërinë tonë sepse ishim aty për njëri-tjetrin. Ne dolëm edhe më të sigurt seç ishim si çift dhe si familje.”
Albumi i fundit i John që do të dalë këtë vit ka disa nga këngët e frymëzuara nga humbja e tij tragjike. Ai tha se humbja ishte e vështirë, por shpresonte se muzika e krijuar prej saj mund të ishte shëruese për të dhe për njerëzit e tjerë. Më parë, Chrissy sulmoi kritikët, duke këmbëngulur se asaj nuk i intereson për askënd që ishte ‘ofenduar ose neveritur’ prej tyre, sepse ata kishin për qëllim vetëm të ofronin ngushëllim për të tjerët që kanë përjetuar një humbje të ngjashme.