Tashmë është zyrtare, klubi i Palermos tani kalon në duart e sheikut Mansur që ka në pronësi dhe Mançester Sitin në Premier Ligën angleze.
Ky lajm është zyrtarizuar nga vetë klubi sicilian teksa njoftojnë se grupi anglo-arab “City Football Club” me në krye sheikun Mansur kanë arritur të blejnë mazhorancën e aksioneve të skuadrës së njohur që prej disa vitesh falimentoi dhe ndodhej në kolaps financiar.
Në sezonin e ri futbollistik 2022/2023, Palermo do të marrë pjesë në Serinë B dhe mesa duket grupi i pronarëve arab kanë synime të qarta që të sigurojnë ngjitjen menjëherë në elitën e futbollit italian dhe për të qenë konkurrues.
Il Palermo è da oggi parte della famiglia City Football Group 💪❤️#siamoaquile 🦅 pic.twitter.com/juyjwqKUSj
— Palermo F.C. (@Palermofficial) July 4, 2022
– Arena e Lajmit
Loading…
Loading…