“Grammy kanadez” bën bashkë artistët e njohur/ Shawn Mendez shfaqet krah Avril Lavigne (FOTO)

“Juno Awards 2022” janë mbajtur mbrëmjen e djeshme drejtëpërdrejtë në Budweiser Stage, Toronto.

E organizuar nga Simu Liu, nata më e madhe e muzikës kanadeze përfshin prezantimin e çmimeve të ndryshme JUNO, hyrjen me të re në rrethin e “Famës së Muzikës Kanadeze”, performanca sensacionale dhe paraqitje të veçanta nga artistët më të njohur kanadezë.

Gjatë mbrëmjes i ftuari i nderit ishte artisti i çmuar kanadez Shawn Mendes. Autori i hitit “Seniorita” dukej shumë i buzëqeshur, teksa pozonte në tapetin e kuq gjatë mbërritjes në shfaqjen e çmimeve në Kanada.

Yjet e tjerë kanadezë të pranishëm në mbrëmjen e madhe të muzikës ishin edhe : Avril Lavigne me të fejuarin Mod Sun dhe ylli i Shang-Chi, Simu Liu, i cili shërbeu si mikpritës i mbrëmjes.

Gjatë shfaqjes, Mendez u nderua me çmimet “Tik Tok Juno Fan Choice” dhe me “Çmimin Ndërkombëtar të Arritjes”.

Nga ana tjetër këngëtarja e njohur, Avril Lavigne gjithashtu doli në skenë për një performancë të këngëve të saj më të mira.

Ju kujtojmë që çmimet JUNO janë versioni kanadez i Grammy.

“Grammy kanadez” bën bashkë artistët e njohur/ Shawn Mendez shfaqet krah Avril Lavigne (FOTO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook