Monza nuk ndalet në merkato, skuadra e Berluskonit nis tratativat me mbrojtësin e Barcelonës

Monza e Silvio Berluskonit i ka surprizuar të gjithë me strategjinë që po ndjek në merkato, ku po orientohet gjithmonë e më shumë në goditjet tek skuadrat me emër në arenën ndërkombëtare, siç është edhe rasti i fundit me mbrojtësin e Barcelonës, Oskar Mingueza.

676777

Sipas raportimeve nga mediat italiane, drejtori sportiv i klubit, Adriano Galiani ka kontaktuar me katalanasit për t’u informuar lidhur me mundësitë e transferimit të 23-vjeçarit në Itali, i cili do të ishte një vlerë e shtuar për repartin difensiv në sezonin e ardhshëm.

Ideja e Barcelonës është ajo e një shitje përfundimtare të mbrojtësit për të arkëtuar disa miliona që do të ndihmonin klubin në situatën e vështirë financiare që po kalon, Monza nga ana tjetër duket më tepër e interesuar për një huazim të thjeshtë të futbollistit gjë që do të vështirësonte tratativat me gjigantët e La Ligas.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Monza nuk ndalet në merkato, skuadra e Berluskonit nis tratativat me mbrojtësin e Barcelonës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook