Kompania Tetra Solutions organizoi një event në kuadër të Smart City Day, i cili përkoi edhe në të njëjtën ditë me 15 vjetorin e themelimit të kësaj kompanie. Në këtë event morën pjesë partnerë, klientë besnikë, si dhe ambasadori slloven Peter Japelj, por edhe përfaqësues nga Parlamenti, deputeti Eduard Shalsi. Në fjalën e tij administrator i Tetra Solutions Genci Likoskendaj tha se Tetra gjatë këtyre viteve ka përmbushur projekte të rëndësishme dhe është operator lider në treg për ofrimin e sistemeve inteligjente, aktivizimin e proceseve në atë që sot cilësohen si qytete inteligjente.
Drejtori i shitjeve në Tetra Solutions Bernardo Dashi tha se gjatë këtyre 15 viteve, bashkë me partnerët realizuan projekte të sukseshme, të transformimeve të zgjuara në Shqipëri.
Në event nuk mund të mungonin partnerët kryesorë të Tetra Solutions, nga Skidata dhe Charcging solutions by circocontrol, të cilët përgëzuan kompaninë shqiptare në përmbushjen e projekteve fantastike në Shqipëri.
Tetra Solutions është një kompani programesh që ofron zgjidhje, shërbime dhe trajnime në teknologjinë e informacionit për të gjitha kompanitë dhe ofron zgjidhje inovative në administrimin e biznesit.