Pazar te Çelsi dhe Salzburgu, zbulohet plani i përforcimeve të Milanit (Lista e plotë)

Ardhja e një mesfushori është në rend të ditës, por kuqezinjtë do të ndërhyjnë edhe në repartet e tjera. Kampionët kanë nevoja specifike dhe përballë përforcimit të rivaleve duhet bërë patjetër diçka. Pak javë më parë, një mik i Stefano Piolit, zbuloi se trajnerit i nevojitet një 10-ësh që luan si 7 ose anasjelltas.

ziek

Një kryqëzim i tillë për dy role gjen mishërimin më të mirë te Hakim Zieh. Marokeni është kthyer në objektivin numër 1 të Milanit për merkaton dhe mënyrën se si Interi mori te Çelsi Lukakun lë vend për optimizëm, pasi londinezët janë të hapur për bisedime kur bëhet fjalë për të larguar lojtarë që nuk janë parësore për planet e Tomas Tuhelit.

Duket se 29-vjeçari ka shprehur pëlqimin e tij për Milanin dhe teksa drejtuesit italianë shqyrtojnë formulën e huazimit me detyrim blerjeje, rroga e lojtarit përbën një pengesë jo të vogël. Ai paguhet 6 milionë euro në sezon dhe për t’u veshur kuqezi duhet të pranojë një ulje të ndjeshme nëse Çelsi nuk merr përsipër të paktën gjysmën e shumës totale.

VIJA E PARË

65645666

Në sulmin e Milanit ka ende vend. Këtë e konfirmon fakti se kuqezinjtë kanë bërë një sondazh të avancuar për Benjamin Sheshkon. Sapo ka mbushur 19 vjeç, por me 194 centimetrat e tij përbën profilin ideal të sulmuesit modern. Dy sezone, 88 prezenca dhe 33 gola për të me fanellën e Salcburgut e kanë kthyer në objektiv merkatoje për shumë klube, aq më tepër që talenti i tij për momentin vlen “vetëm” 10 milionë euro.

Paolo Maldini është interesuar personalisht për sllovenin dhe këtë e ka konfirmuar menaxheri i tij Elvis Basanoviç që për mediat austriake ka thënë: “Kam biseduar me Paolo Maldinin për shumë gjëra. Sigurisht që doli edhe emri i Benjaminit. E njihte shumë mirë dhe dinte gjithçka për të. Në 5-6 vitet e ardhshme, Sheshko do të jetë një nga sulmuesit më të mirë në Europë. Aktualisht ka gjithçka që i nevojitet për zhvillimin e tij te Salcburgu”.

DY MBROJTËS

7676767

Kuqezinjtë synojnë të bëjnë edhe diçka për mbrojtën ku numerikisht elementët nuk mjaftojnë. Një përforcim i mundshëm është Umar Sole i Salcburgut. Mbi 100 ndeshje si profesionist, 22-vjeçari përbën një profil të cilin “Djalli” e ndjek prej kohësh, madje thuhet se ka edhe një akord mes palëve mbi bazën e 12 milionë eurove. Pista tjetër e Milanit është ajo që të çon te Levi Koluill. Sezonin e fundit Çelsi e pati huazuar te Hadërsfilldi ku zbriti 29 herë në fushë, madje duke shënuar dy herë. 19-vjeçari është objektiv merkatoje me shpresën që të ndiqet modeli i Fikajo Tomorit që nga ‘tepricë’ e bluve u shndërrua në kolonë të Milanit kampion Italie.

LISTA E PLOTË:

676777777

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Pazar te Çelsi dhe Salzburgu, zbulohet plani i përforcimeve të Milanit (Lista e plotë)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook