ZYRTARE/ Paraqitjet e mira vlerësohen, futbollisti i Kombëtares vijon bashkëpunimin me klubin italian

Çitadela ka kryer ditën e sotme “poker” rinovimesh, mes tyre dhe Elhan Kastrati.

ELHAN KASTRATI

Paraqitjet e mira të zhvilluara me fanellën e Çitadelës bënë klubin italian ta vlerësojnë me një zgjatje të kontratës.

Këtë lajm e ka bërë vetë publik klubi i cili militon në Serinë B me anë të një njoftimi në profilet e saja zyrtare në rrjetet sociale teksa përveç gardianit 25-vjeçar shqiptar ka rinovuar edhe me Benedetin, Beretën dhe Kasandron.

Portieri kuqezi ishte pjesë e Kombëtares shqiptare në tre sfidat e muajit qershor ku vetëm në miqësoren ndaj Estonisë në stadiumin “AIR Albania” të cilët kuqezinjtë barazuan pa gola 0-0 mundi të aktivizohej në 45 minuta.

Në sezonin që përfundoi, Elhan Kastrati me fanellën e Çitadelës u aktivizua gjithsej në Serinë B në 32 ndeshje.

– Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

ZYRTARE/ Paraqitjet e mira vlerësohen, futbollisti i Kombëtares vijon bashkëpunimin me klubin italian

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook