“Sesion i ri, probleme të vjetra”/ Tritan Shehu i kujton shkeljet, Nikolla i ndërpret fjalën deputetit të PD

Shehu 1

Prej orës 18:00 ka nisur seanca parlamentare, që shënon edhe nisjen e sesionit të ri në Kuvend.

Që në start është regjistruar përplasja e parë midis mazhorancës dhe opozitës, me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla që I ka ndërprë fjalën deputetit demokrat Tritan Shehu.

Shehu mori fjalën për procedurë, por u kujdes t’i kujtonte Nikollës që edhe në sesionin e ri vijon me shkeljet e vjetra.

Erdha me mendimin që do korrigjohen gabimet, por po shkelet rregullorja. Nuk ka asnjë element përmirësimi. Po shkelet rregullorja, po vazhdon të shkelet procedura dhe s’ka asnjë element të përmirësimit të saj. Jo vetëm që nuk kaluam në këtë seancë rezolutën për genocidin serb në Kosovë”, ishin fjalët e deputetit të PD, i cili u ndërpre nga kryetarja menjëherë.

Jo, ju lutem kjo nuk është procedurë”, tha Nikolla.

“Sesion i ri, probleme të vjetra”/ Tritan Shehu i kujton shkeljet, Nikolla i ndërpret fjalën deputetit të PD

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook