Eurovision 2022: Policia italiane parandalon sulmet kibernetike nga grupet pro-ruse gjatë finales

Hakerët pro-rusë janë përpjekur të pengojnë procesin e votimit në Festivalin e Këngës në Eurovizion, ka deklaruar policia italiane.

Ukraina fitoi konkursin falë mbështetjes së madhe me votat e  publikut, ndërsa Rusia nuk mori pjesë në “Eurvision” pasi u përjashtua pas pushtimit të saj.

Sipas BBC, policia në Itali, ku u organizua konkursi i këtij viti, tha se grupi i hakerëve Killnet synoi gjysmëfinalen e parëm në të cilën performoi Ukraina, si dhe finalen e madhe të së shtunës.

Por ata thanë se divizioni i tyre i sigurisë kibernetike i bllokoi sulmet.

“Sulme të ndryshme kompjuterike të natyrës DDOS [mohimi i shërbimit të shpërndarë] që synonin infrastrukturat e rrjetit gjatë operacioneve të votimit dhe performancave të këndimit u bllokuan,” thuhet në një deklaratë e policisë.

Orkestra e Ukrainës Kalush fitoi konkursin me këngën e tyre Stefania, me mbështetjen e votave të publikut.

Ndërkohë, organizatorët e Eurovizionit kanë deklaruar se ka pasur edhe “modele të parregullta votimi” mes jurive nga gjashtë vende.

Kjo do të thotë se rezultatet e jurisë nga ato vende në gjysmëfinalen e dytë dhe në finalen e madhe u zëvendësuan me “një rezultat të përgjithshëm zëvendësues” – i llogaritur nga organizatorët, bazuar në rezultatet e vendeve të tjera me të dhëna të ngjashme votimi.

“Në analizën e votimit të jurisë nga partneri i votimit pan-evropian i Bashkimit Evropian të Transmetuesve (EBU) pas provës së dytë të veshjes së gjysmëfinales së dytë të Eurovision Song Contest 2022, disa modele votimi të parregullta u identifikuan në rezultatet e gjashtë vendeve. ”, thuhej në një deklaratë.

“Tentativa për manipulim të votimit”

“EBU e merr jashtëzakonisht seriozisht çdo përpjekje të dyshuar për të manipuluar votimin në Eurovizion dhe ka të drejtë t’i heqë këto vota në përputhje me Udhëzimet Zyrtare të Votimit, pavarësisht nëse vota të tilla mund të ndikojnë apo jo në rezultatet e votimit”.

Gjatë finales, rezultatet e jurisë nga Azerbajxhani, Rumania dhe Gjeorgjia u lexuan nga mbikëqyrësi ekzekutiv i Eurovizionit, Martin Österdahl, në vend të përfaqësuesve të zakonshëm kombëtarë.

Eurovision 2022: Policia italiane parandalon sulmet kibernetike nga grupet pro-ruse gjatë finales

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook