VIDEO/ Ka dalë nga akademia e Milanit, mbrojtësi kryen vizitat mjekësore me zikaltërit dhe “ndez” derbin: Jam interist që i vogël!

Pas rikthimit të Romelu Lukakut, transferimit të mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllanit, Henrik Mikitarjanit dhe Andre Onanas me parametra zero, Interi nuk ndalet në merkato.

BE

Skuadra zikaltër është pranë firmës me mbrojtësin e djathtë, Raul Belanova, i cili vjen pas një eksperience te Kaljari.

22-vjeçari ka kryer vizitat mjekësore me klubin e tij të ri teksa është shfaqur përpara gazetarëve dhe tifozëve të Interit duke folur dhe fjalët e tij të para:

“Jam shumë i lumtur, jam interist që i vogël!”, ishte deklarata e shkurtër e italianit.

Belanova ka dalë nga akademia e Milanit teksa më parë ka luajtur edhe me skuadra si Bordo, Peskara, Atalanta dhe Kaljari.

Në sezonin e fundit me fanellën e Kaljarit në Serinë A, Raul Belanova u aktivizua gjithsej në Serinë A në 31 ndeshje duke shënuar 1 gol dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 1 asist për shokët e skuadrës.

– Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

VIDEO/ Ka dalë nga akademia e Milanit, mbrojtësi kryen vizitat mjekësore me zikaltërit dhe “ndez” derbin: Jam interist që i vogël!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook