Marselo e ka mbyllur me Realin e Madridit dhe është një lojtar i lirë. Mbrojtësi 34-vjeçar ka deklaruar se dëshiron të luajë ende në nivele të larta. Në këtë mënyrë, ai ka përjashtuar transferimin në Turqi apo në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ai u ka dhënë përparësi ofertave nga kampionatet më të rëndësishme në Europë. Dhe në fakt kërkesat për të nuk është se mungojnë. Mediat spanjolle raportojnë se janë të paktën katër skuadra që kërkojnë shërbimet e tij.
Që nga Spanja e Italia e deri në Francë duan shërbimet e veteranit. Në Spanjë janë dy klubet e interesuar për të, Getafe dhe Vajadolidi, ndërkohë që në Itali mendohet se ka pasur interes nga Milani, për ta mbyllur me Olmpikun e Marsejës në Francë.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…