“The night”/ Arrestohet 49-vjeçari që terrorizonte kryeqytetin gjatë natës, ishte shpallur në kërkim për…

Gfhdhg

Një 49-vjeçar me iniciale I. A. është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim për prishje të qetësisë publike dhe armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “The night”.

I shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike, kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “The night”.

Në kuadër të këtij operacioni, në rrugën “Reshit Petrela”, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit I. A., 49 vjeç, banues në Tiranë.

49-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Më datë 11.07.2022, shtetasi I. A. dyshohet se ka prishur rendin dhe qetësinë publike, në Rrugën e Dibrës, duke qëlluar në ajër, me një armë zjarri që e mbante pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Arena e Lajmit

“The night”/ Arrestohet 49-vjeçari që terrorizonte kryeqytetin gjatë natës, ishte shpallur në kërkim për…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook