Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 34-vjeçarit Indrit Ndoj në Fushë Krujë, trupi i të cilit u zbulua ditën e sotme. Indrit Ndoi raportohet se ka qenë nën masën e arrestit të shtëpisë për për arrestimin e tij në shtator të vitit 2021 për trafik klandestinësh.
Burime për BalkanWeb thonë se nga këqyrja paraprake e trypit të viktimës dyshohet se ai kishte mbi 24 orë që kishte ndërruar jetë, ndërsa rezulton se ai është dhunuar dhe më pas është qëlluar në këmbë me armë përpara se të ndërronte jetë përfundimisht.
Kujtojmë se Indrit Ndoj është gjetur i vdekur nga familjarët në një kanal, teksa në këmbë kishte një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit, si dhe dëmtime në pjesë të tjera të trupit paraditen e sotme.
Arena e Lajmit