Sesioni i ri parlamentar/ “Qeveria bën eksperimente ekonomike”, Mesila Doda: Sot, momenti ku njerëzit normalë duhet të luftojnë me krimin, jo njëri-tjetrin

84333c9a Ce29 4434 Bda5 816c38523d71

Deputetja Mesila Doda, në fjalën e saj në nisjen e sesionit të ri parlamentar, u shpreh se fjala e ka humbur vlerën në vendin tonë dhe se situata nuk është e mirë me një opozitë e cila më shumë se sa bashkëpunimi, shihen të shahen e fyhen me njëri tjetrin.

Ajo shtoi se sot është momenti ku njerëzit normalë e kanë luftën jo me njëri tjetrin por me krimin në vend.

“Fjalët në këtë vend kanë humbur rëndësinë. Realiteti i sotëm politik është ai më i keqi, opozita është e përçarë me inate e halle mes vetes. Kemi parë skena të sharjeve mes përfaqësuesve të opozitës dhe ky nuk është fuqizim i opozitës por shkërmoqje e saj. Qeveria të kuptojë që nuk mund të bëjë eksperimente ekonomike dhe të përqendrojë të ardhurat në duart e një grupi njerëzish.

Na duket se jetojmë në një serial kriminal.
Fjala në këtë vend është e fundit dhe inatet vjedhja dhe njësimi me krimin i ka zëne vendin gjuhës politike dhe denoncimit të aferave. Çelëm negociatat por në Parlament nuk kishte as edhe një debat, duke i hequr rëndësinë atij.

Opozita të gjejë sinergjinë e brendshme e të mos fyhet mes vetes ndërsa mazhoranca të mos vijojë të ngulë më thikën e përçarjes. Sot duhet të ishim të përfshirë në një debat në të morë të qytetarëve, por keni hallet e bandave dhe punëve të pista.

Pa rregulla të qarta pa një klimë pozitive ekonomie vendi ynë do të ketë një destin tragjik. Uluni me opozitën për të kontrolluar punën e një qeverisje si e juaja.

Sot është momenti ku njerëzit normalë e kanë luftën jo me njëri tjetrin por me krimin në vend”, tha ajo.

Sesioni i ri parlamentar/ “Qeveria bën eksperimente ekonomike”, Mesila Doda: Sot, momenti ku njerëzit normalë duhet të luftojnë me krimin, jo njëri-tjetrin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook