Herald Marku, ka folur në një prononcim për faqen zyrtare të Vllaznisë, i cili ka treguar se përse zgjodhi të transferohej te skuadra shkodrane dhe përse hoqi dorë nga Partizani, por jo vetëm.
“Kam pasur një sezon me ulje-ngritje te Partizani, për këtë arsye, pas bisedave me drejtuesit e klubit, mendova se më e mira për mua ishte të shkëpusja bashkëpunimin me këtë skuadër. Pastaj zgjedhja për t’u rikthyer te Vllaznia, të them të drejtën ka qenë shpirtërore. Tek kjo skuadër kam kaluar emocione shumë të bukura dhe prandaj dua që t’i ripërjetoj.
Më kanë pritur shumë mirë, këtu mbizotëron një atmosferë pozitive. Kam gjetur lojtarë të rinj, që më kanë afruar me grupin.
Do të jetë një përballje e vështirë, sepse skuadra rumune ka nivel të lartë. Por edhe ne besojmë te forca jonë dhe do të futemi në fushë për të marrë maksimumin. Mesazh për tifozët? Ata janë më të mirët, e kanë mbështetur ekipin sa herë ka pasur nevojë”, ishin fjalët e Markut.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…