“Nuk kemi mision më të rëndësishëm se zgjimi kombëtar”, Meta nuk kursen ironitë: Me kaq borxhe sa ka marrë Rama, do kisha bërë një tunel nga Berati në Londër

Meta Berat

Kryetari i Partisë së Lirisë ilir meta, në një takim me strukturat e partisë në Berat, foli mes të tjerash edhe mbi aferat e qeverisë Rama.

Ai u shpreh se nëse do të ishte ai në krye të qeverisë dhe do të kishte marrë borxhe aq sa ka marrë kryeministri Rama, do të kishte mundësinë të ndërtonte një tunel nga Berati në Londër.

“Do të jemi aty për të çuar para inciativën për heqjen e taksës e qarkullimit e karbonit që të ulet menjëherë çmimi i karburanteve si kudo në vendet e tjera fqinje. Do të jemi në protesta qytetare e politike kudo atje ku ndodh afera, ku vidhet taksapaguese shqiptar, ku po ndodh krimi dhe do t’ia kujtojmë drejtësisë se duhet të veprojë në kohë. Do të jemi kudo në të gjithë vendin.

Nuk kemi mision më të rëndësishëm se zgjimi kombëtar. Që t’i kthejmë besimin popullit, nuk është betejë për Ilir Metën se ka qenë kryeministër që 30 vjet. Me kaq borxhe sa ka marrë Rama do kisha bërë një tunel nga Berati në Londër.

Një kilometër rruge, 6 herë më shtrenjt se rajoni. Ky hajdut i jashtëzakonshëm që falsifikon firmat e personave të vdekur ndërsa pensionistëve nuk u rrit pensionet. 2/3 e Shqipërisë jeton me më shumë se 5 dollarë në ditë”, tha Meta.

“Nuk kemi mision më të rëndësishëm se zgjimi kombëtar”, Meta nuk kursen ironitë: Me kaq borxhe sa ka marrë Rama, do kisha bërë një tunel nga Berati në Londër

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook