Zbulohet axhenda, kur nisen “demat” e Partizanit drejt Gjeorgjisë

Partizani do të niset vetëm një ditë para ndeshjes për në Gjeorgji. Ditën e mërkurë në mëngjes skuadra do të niset me një avion çarter drejt Tbilisit, për të udhëtuar më pas drejt qytetit të Gorit, ku do të luhet edhe ndeshja ndaj Saburtalos.

Partizani

Të kuqtë i pret një udhëtim mjaft i gjatë, rreth 7 orë dhe zgjedhja për të udhëtuar një ditë para ndeshjes riskon disi gjendjen fizike të lojtarëve, pas një udhëtimi aq të gjatë. Gjithsesi, fakti që klubi ka vendosur të udhëtojë me një avion të posaçëm, pra nuk do të ketë ndalesa tranzit, e bën më të lehtë për lojtarët dhe stafin.

Siç dihet, në avionin e të kuqve pritet të ketë edhe tifozë të skuadrës, teksa paketa e plotë kushton 990 euro, një çmim që natyrshëm është i përballueshëm vetëm nga një shtresë e caktuar. Në Gjeorgji pritet që të jetë një numër shumë i limituar tifozësh të kuq për shkak të largësisë së madhe dhe kostove të udhëtimit. Ndryshe pritet të ndodhë në ndeshjen e kthimit në “Air Albania”.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Zbulohet axhenda, kur nisen “demat” e Partizanit drejt Gjeorgjisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook