Një ngjarje pa precedent ka ndodhur në futbollin slloven ku ultrasit e skuadrës së Olimpija Ljubljanës kanë prishur konferencën e prezantimit të trajnerit të ri, Albert Riera. Ish-futbollisti spanjoll, i cili në karrierën e tij ka qenë pjesë edhe e klubeve si Liverpul e Mançester Siti, do të marrë drejtimin e skuadrës nga e cila u shkarkua pak kohë më parë Robert Prosineçki.
Por pikërisht ky vendim i drejtuesve të klubit ka lënë të pakënaqur ultrasit, të cilët e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre në mënyrën më të keqe të mundshme. Gjatë konferencës së prezantimit të tij, shumë prej tyre kanë hyrë në sallën e konferencave duke ndërprerë prezantimin dhe duke detyruar Riera dhe drejtuesit e klubit që të largohen.
😡 ¡¡¡LAMENTABLE!!!
😱 Los ultras del Olimpija Ljubiljana expulsan a Albert Riera en su presentación como nuevo entrenador del club
📻 #PartidazoCOPE pic.twitter.com/hbpNG2cO5Q
— El Partidazo de COPE (@partidazocope) July 4, 2022
Një veprim ekstrem që sigurisht nuk është mënyra më e mirë e mundshme për të filluar punën për një trajner i cili këtë mesjavë do të drejtojë ekipin në Ligën e Konferencës ku skuadra e tij luan përballë Diferdanzh të Luksemburgut.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…