Një aksident është regjistruar në Rrugën e Kombit, në afërsi të Skurajve. Një makinë me targa të Kosovës ka përplasur disa automjete, ndërsa raportohet për një të plagosur.
Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë Njësia e policisë së autostradës ndërsa kanë nisur edhe hetimet në lidhje me këtë aksident.
Dyshimet e para janë se aksidenti ka ndodhur për shkak të ngushtimit të rrugës ku po kryhen punime në ndarësen e urave përgjatë këtij segmenti nga firma mirëmbajtëse e rrugës.