Vendimi i papritur i yllit të Shpresave kuqezi, largohet nga klubi i njohur anglez dhe firmos në kategorinë e pestë

Armando Dobra shihet si një nga talentet premtues të Shqipërisë dhe një lojtar i cili ka të ardhme edhe në radhët e përfaqësueses A. Por do të jetë e vështirë që ta shohim në një të ardhme shumë të afërt me fanellën e saj pasi do të jetë e vështirë që të grumbullohet në këtë ekip një lojtar i cili sapo ka firmosur në kategorinë e pestë në Angli.

armando dobra

Mesfushori i cili ka qenë titullar në radhët e përfaqësueses Shpresa në dy edicionet e fundit, i ka dhënë sot lamtumirën klubit të Ipsuiç duke prishur me marrëveshje kontratën me këtë skuadër, për t’iu bashkuar klubit të Çesterfilld në National League, kategoria e pestë në Angli.

Dobra ka firmosur për dy vite me klubin ku pritet të ketë një fanellë titullari dhe ku objektivi është ngjitja në League Two sa më parë. Ai ka luajtur dy sezone me skuadrën e Ipsuiç, duke u aktivizuar në 22 ndeshje me këtë ekip; ndërsa në edicionin e fundit ishte huazuar te Kolçester, ku luajti vetëm 11 ndeshje, duke shënuar edhe një gol.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Vendimi i papritur i yllit të Shpresave kuqezi, largohet nga klubi i njohur anglez dhe firmos në kategorinë e pestë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook