Kërkonte Serinë A dhe pritej në Spanjë. Rei Manaj është pranë firmës me klubin anglez

Rei Manaj do të provojë një tjetër kampionat pas atij spanjoll dhe atij italian. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare duket se është shumë pranë firmës në Angli, ku ka gjetur akordin për transferimin te klubi i Uotford.

manaj

Skuadra e cila në edicionin e fundit ra nga Premier Liga, është interesuar për sulmuesin shqiptar dhe duket se ka gjetur akordin me të dhe me Barcelonën për transferimin përfundimtar. Sipas të përditshmes katalanase “Sport”, lojtari i cili kërkonte të kthehej në Serinë A, por ishte në negociata edhe me Getafen në Spanjë, do udhëtojë në fakt drejt Anglisë për të kryer vizitat mjekësore.

Pritet që të finalizohet transferimi i tij përfundimtar dhe jo më në huazim nga Barcelona, e cila ka qenë e gatshme ta lejonte të largohej me parametër zero, duke ruajtur një përqindje për shitjen e ardhshme të futbollistit të përfaqësueses shqiptare.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Kërkonte Serinë A dhe pritej në Spanjë. Rei Manaj është pranë firmës me klubin anglez

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook