Nga Seria D në elitën e futbollit italian, mbrojtësi shqiptar një hap larg ëndrrës së madhe

Histori si nëpër filma! Nga Seria D, ku luajti sezonin e fundit, mbrojtësi shqiptar Kevin Haveri, mund ta shohë veten në elitën e futbollit italian.

HAVERI

 

Shkodrani i cili aktualisht është pjesë e Riminit, ku dha një kontribut të madh në ngjitjen e skuadrës në Serinë C, është shumë pranë kalimit te skuadra e Torinos. Mediat italian e bëjnë me dije, se bisedimet janë në fazë të avancuar për transferimin e Haverit, te klubi torinez, gjithsesi mbetet për t’u parë nëse Torino, do ta mbajë lojtarin, apo do ta huazojë për një vit, te ndonjë skuadër në Serinë B.

Vlen të theksohet fakti, se Haveri luan si mbrojtës i majtë, teksa së fundmi u grumbulla nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, në miqësoret e muajit qershor.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Nga Seria D në elitën e futbollit italian, mbrojtësi shqiptar një hap larg ëndrrës së madhe

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook