Çalhanollu nuk vë mend, mesfushori turk tërbon përsëri Interin

Hakan Çalhanollu po kthehet në një telash të papritur për Interin. Mesfushori turk, pas deklaratave që nuk pëlqyen në klub rreth trajnerit Simone Inzagi, duket se ka tensionuar përsëri klubin zikaltër gjatë pushimeve të tij në vendlindje.

calhanoglu - inter

Pak ditë më parë, një deklaratë e tij bëri xhiron e botës, pasi fajësoi trajnerin Simone Inzagi duke e cilësuar zgjedhjet e tij si shkaktare për humbjen e titullit kampion në Serinë A. Por tani, edhe veprimet e tij po lënë shumë të pakënaqur klubin zikaltër. Ai ka postuar së fundmi një video në rrjetet sociale ku shihet teksa hidhet në ujë nga maja me e lartë e jahtit të tij,

Një veprim i rrezikshëm për një futbollist profesionist që mund të pësojë dëmtime e ka lënë shumë të pakënaqur në klub. Ndaj pritet kthimi i tij nga pushimet për të filluar punën me skuadrën që t’i shpjegohen edhe një herë rregullat e shkruara dhe të pashkruara në klubin zikaltër ku sjellje të tilla e sidomos daljet publike në adresë të trajnerit, janë të papranueshme.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Çalhanollu nuk vë mend, mesfushori turk tërbon përsëri Interin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook