Bordi i Transparencës për çmimin e karburanteve, grupi i Alibeajt dorëzon sot në Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e dy ligjeve

Gjykata Kushtetuese

Ashtu siç u deklarua dje, ditën e sotme deputetët e grupit të Alibeajt, Dhurata Ccupi dhe Arbi Agalliu do të dorëzojnë sot në Gjykatën Kushtetuese padinë për bordin e çmimeve.

Ky fakt u bë i ditur dje nga kreu i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

“Shqipëria mbetet në krye të listës së vendeve me çmimin më të lartë të hidrokarbureve. Kjo jo vetëm për shkak të nivelit të lartë të taksave, mungesës së reagimit nga Qeveria, por edhe për faktin se Shqipëria është nga të vetmet vende ku çmimi i naftës, benzinës apo gazit, paracaktohet nga Klubi i Oligarkëve, që qeveria e ka emërtuar si Bordin e kontrollit të çmimeve.

Gjatë gjithë këtyre muajve, Klubi i Oligarkëve jo vetëm nuk ka mbajtur nën kontroll çmimet e naftës, benzinës apo gazit, por ka shërbyer si një mekanizëm korruptiv për të deformuar tregun në dëm të interesit të qytetarëve. Për këtë arsye, dua të informoj opinionin publik se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka përgatitur dhe ditën e nesërme do të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për shfuqizimin si antikushtetues të dy ligjeve mbi bazën e të cilave funksionon Bordi i paracaktimit të çmimit të naftës, benzinës dhe gazit.”, tha dje Alibeaj në një mbledhje me grupin Parlamentar të PD.

Arena e Lajmit

Bordi i Transparencës për çmimin e karburanteve, grupi i Alibeajt dorëzon sot në Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e dy ligjeve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook