Vrasje për xhelozi? Arrestohet në arrati mësuesja e jogës që akuzohet se qëlloi për vdekje çiklisten 25-vjeçare

Merr fund kërkimi thuajse dymujor për mësuesen e jogës Keitlin Mari Armstrong. Ajo është arrestuar në Kosta Rika ku ishte arratisur pas akuzave për vrasjen e çiklistes profesioniste Ana Mariah Uillson.

asdasdasd

Një histori që mbetet ende e pazgjidhur por që mendohet se ka bazat te xhelozia pasi të dyja kishin frekuentuar në të kaluarën çiklistin profesionist amerikan, Kolin Strikland.

sdasasas

Ana Mariah Uillson u gjet e vdekur në një apartament në Ostin, Teksas, si pasojë e plagëve të shumta që kishte marrë pasi ishte qëlluar me armë zjarri. Menjëherë u dyshua se autorja kishte qenë mësuesja e jogës Keitlin Mari Armstrong, e cila u arratis dhe u shpall në kërkim ndërkombëtar. 34-vjeçarja u filmua një javë më vonë teksa hipte në një avion për në Kosta Rika dhe kërkimet për të nisën në vendin e Amerikës Qendrore.

armstrong-at-airport-1

Ajo më në fund u arrestua dhe u depërtua në SHBA, ku do të merret në pyetje dhe gjykohet për ngjarjen që mendohet se ka zanafillën në xhelozinë për Strikland. Armstrong dhe Strikland kishin qenë një çift dhe ishin ndarë në fundin e vitit 2021, me 25-vjeçaren Uillson që kishte hyrë në skenë si shoqëruesja e re e çiklistit. Strikland insistoi në intervistat që dha pas ngjarjes tragjike se nuk kishte një lidhje mes të dyve, por dyshimet janë që ata mbeteshin ende një çift që takoheshin shpesh, ashtu siç kishte ndodhur edhe në ditën ku më pas u Uillson u qëllua për vdekje. Kjo e fundit kishte udhëtuar drejt Teksasit për të marrë pjesë në një garë.

220702223238-01-texas-elite-cyclist-armstrong-070222

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Vrasje për xhelozi? Arrestohet në arrati mësuesja e jogës që akuzohet se qëlloi për vdekje çiklisten 25-vjeçare

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook