Prishja e paligjshme te ‘Prestige Resort’, Boçi nxjerr letrën e Financave: ‘News 24’ po i kërkohet të lërë godinën

Bocii

Shembjet e paligjshme që ndodhën përgjatë këtyre 4 ditëve në Prestige Resort është zhvendosur si temë diskutimi dhe debati në Komisionin e Medias.

Në seancën e sotme, nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi kërkoi një seancë dëgjimore për këtë çështje, ku të përballen pretendimet e grupit mediatik të “Hysenbelliu Group” dhe kryetari i IKMT-së, që në këtë rast është Dallëndyshe Biçi.
Gjatë debatit në Komision ai nxorri edhe letrën e Ministrisë së Financave ku i kërkohet News 24 të lirojë godinën ku ushtron aktivitetin.

“Meqë kërkoni dokumente, unë këtu kam një letër të Ministrisë së Financave me numër protokolli, ku i kërkohet News 24 të lërë godinën, ndërkohë që nuk merret fare parasysh investimi që është bërë atje dhe që e ka tejkaluar vlerën disa herë”, tha Boçi.

“Kërcënimi i kryeministrit është kaq i madh sa po merret me grupe mediatike që drejtojnë mediat. Ajo që do doja të bëja është që të mbaj një seancë dëgjimore me dy aktorë. Përderisa ka një pretendim për çështjen e goditjes së grupit mediat, të thirren drejtuesit e grupit meditik në seancë dëgjimore për sulmin që është bërë nga qeveria, për cënimin e biznesit të tyre. Po ashtu të thërrasim dhe drejtuesin e agjencisë për të raportuar këtë ngjarje. Kemi dëgjuar gjithçka përmes ekranit. Kërkojmë që të futet në një datë të shpejtë.”, tha ai.

Arena e Lajmit

Prishja e paligjshme te ‘Prestige Resort’, Boçi nxjerr letrën e Financave: ‘News 24’ po i kërkohet të lërë godinën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook