Ndërhyrja e IKM-së te ‘Prestige Resort’/ Edmond Tupja: Rama i prekur nga sindroma “Hubris”! Vite më parë paralajmëroi ‘s’keni parë gjë akoma!’

Tupja

Profesori, shkrimtari Edmond Tupja, i ftuar në ‘News24’ në rubrikën e ‘Opinion’, foli për ndërhyrjen e paligjshme te IKMT në ‘Prestige Resort’.

Ai u shpreh se kryeministri Edi Rama më herët ka paralajmëruar duke thënë, s’keni parë gjë akoma’, duke shtuar se është i prekur nga sindroma ‘Hubris’

“Të mos i hamë hakun zotit kryeministër në prozhektorin e sallës së madhe të Kuvendit ai tha s’keni parë gjë akoma. Ai u tregua i sinqertë . Me këtë fjali ai i lajmëroi të gjithë dhe kjo po ndodh. Unë e kam thënë që ai është prekur nga sindroma ‘Hubris’, nga greqishtja e vjetër është dëshira e zjarrtë për të tejkaluar masën, duke shkuar në një pikë të tejskajshme duke menduar se t’i i di të gjitha. Problemi është se sëmundja e pushtetit është shumë e rrezikshme”, tha profesori Tupja.

Sjellja e kryeministrit ndaj zërave kritik ?

Edmond Tupja: Në 45 vite rresht në kohën e diktaturës, shoqëria shqiptare u bombardua me një edukatë ku njëshi ishte mbret , na mësonte se njëshi nuk kundërshtohet. U krijua një imazh i udhëheqësit me tiparet e Enver Hoxhës.

Gjatë bisedës në studio ai u ndal edhe tek situata politike duke u shprehur se në politikë nëse nuk ruan ekuilibrat e duhur, rrezikon të humbasësh besimin e popullit.

“Unë e kuptoj që politika është arti i të bërit kompromise, por kur kompromisi me një forcë politike nuk ka dhënë frytet e duhura, duhet pasur shumë kujdes. Këtu tek ne politika ka qenë gjithmonë fakti i njëshit. Unë mendoj që njëshit duhet t’i vënë kufi”, u shpreh ndër të tjera profesori Tupja.

Ndër të tjera shtoi se kryeministri Rama ka siguruar mbështetje për amerikanët.

Ndërhyrja e IKM-së te ‘Prestige Resort’/ Edmond Tupja: Rama i prekur nga sindroma “Hubris”! Vite më parë paralajmëroi ‘s’keni parë gjë akoma!’

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook