EKSKLUZIVE/ Firmosi për 2 vite me Kukësin, zbulohet paga që do të përfitojë mbrojtësi boshnjak te verilindorët

Kukësi ka bërë afrimin e shtatë në merkaton e verës. Bëhet fjalë për një qendërmbrojtës boshnjak, Tarik Isiç, i cili ka hedhur firmën në kontratë për dy sezonet e ardhshme.

TARIK ISIC

Gazeta mëson se mbrojtësi do të përfitojë rreth 3 mijë euro në muaj, pa llogaritur këtu bonuset në rast të fitimit të titullit kampion, Kupës së Shqipërisë apo pjesëmarrjes në Kupat e Europës.

Me këtë transferim është marrë zv.trajneri Pero Pejiç, i cili pasi ia ka sugjeruar trajnerit Gega, ky i fundit së bashku me klubin kanë dhënë dakordësinë që boshnjaku të mbrojë ngjyrat e skuadrës verilindore.

Sezonin e fundit 27-vjeçari ka luajtur me ekipin e Velez Mostar, ku është aktivizuar në 12 takime gjatë gjithë kampionatit me 787 minuta në këmbët e tij.

Pritet që Isiç të formojë qendrën e mbrojtjes me Ilieskin dhe me këtë transferim Kukësi e sheh veten të kompletuar.

KLUBI – Ka qenë vetë klubi i Kukësit që përmes një postimi në faqen zyrtare ka bërë të njohur përforcimin më të fundit te verilindorët.

“Futboll Klub Kukësi njofton se qendërmbrojtësi boshnjak, Tarik Isiç, është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë. Mbrojtësi 27-vjeçar ka firmosur me klubin një kontratë 2- vjeçare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Isiç vjen në Shqipëri nga kampionati boshnjak, ku sezonin e fundit ka qenë pjesë e ekipit të Velez Mostar, ekip me të cilin ka fituar edhe Kupën e Bosnjës.

Në të shkuarën, mbrojtësi shtatlartë ka luajtur edhe me ekipe si FK Olimpik, Çelik Zenica, Radnik Bijelj e Kapljina.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mbrojtësit Isiç dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë”, thuhet në njoftimin e klubit verilindor.

PRONONCIMI – Menjëherë pas firmës nën kontratë, Isiç ka thënë edhe fjalët e para si futbollist i Kukësit. Synimet i ka të qarta, ku synon të paktën fitimin e një trofeu këtë sezon.

“Është një sfidë e re për karrierën time. Kampionati shqiptar duket shumë mirë, sidomos me infrastrukturën e re, e cila është shumë e rëndësishme për ne futbollistët.

Jam shumë i lumtur që do të bashkëpunoj me trajnerin më të mirë shqiptar, Skënder Gegën, për të cilin kam dëgjuar fjalët më të mira nga Pero Pejiç.

Më ka folur shumë mirë edhe për klubin edhe për Shqipërinë kur isha duke kërkuar për më shumë informacione.

Synoj dhe shpresoj që në sezonin e parë bashkë, të fitojmë të paktën një trofe për tifozët tanë. Forca Kukësi”, u shpreh Isiç në prononcimin e parë si futbollisti i Kukësit.

ISIC

VLADIMIR MEMA – Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

EKSKLUZIVE/ Firmosi për 2 vite me Kukësin, zbulohet paga që do të përfitojë mbrojtësi boshnjak te verilindorët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook