Hajdarmataj: Persona me aktivitet kriminal kanë komunikim me drejtues të qarkut! Nano u mundua t’i largojë, por s’e la ministri

Hajdarmataj

Ish-Drejtues i Lartë i Policisë, Arben Hajdarmataj në emisionin “Open” në News24 tha se drejtues të lartë të policisë rezultojnë të inkriminuar. Gjatë bisedës në studio ai shtoi se Gledis Nano nuk ka arritur t’i largojë  sepse sipas tij nuk  e ka lënë ministri.

Pyetje: Lista e ngjarjeve kriminale shkarkoi Gledis Nannon?

“Nuk janë ato shkaku kryesor. Vërtet situata është e rënduar, por nëse do të kishte një reagim si drejtori i Përgjithshëm i Kosovës, ai është një akt. Për mendimin tim ka persona me aktivitet kriminal që kanë komunikim me drejtues të lartë të policisë dhe zoti Nano. Unë di që në telefona të personave me aktivitet kriminal ka komunikim me persona që janë drejtues qarkut. Zoti Nano mundohet t’i largojë dhe nuk arrin t’i largojë sepse nuk i lë ministri. Komunikimet janë gjendur dhe ky nuk pasur fuqi të ndikojë tek ministri ti largojë sepse politika nuk i ka lënë”, tha Hajdarmataj.

Nga ana e tij gazetari Ermal Vija tha se opinioni publik duhet të ishte njohur me objektivat e papërmbushura të Gledis Nanos.

“Njerëz të krimit shkojnë deri tek emërime të drejtues qarqesh. Në rastin e Nanon nëse do kishte dorëheqje do të ishte kur 7-vjeçarha humbi jetën në Potam. Duhet të njihen se paku opinioni publik të njihej sa kush ishin objektivat e papërmbushura”, tha gazetari Ermal Vija.

Hajdarmataj: Persona me aktivitet kriminal kanë komunikim me drejtues të qarkut! Nano u mundua t’i largojë, por s’e la ministri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook