Presidenti është fans i madh i tij, pengesë për transferimin e Ronaldos te Çelsi bëhet… Tuhel

Kristiano Ronaldo do të largohet nga Mançester Junajtid këtë verë, edhe pse këta të fundit do të bëjnë çmos për ta mbajtur portugezin në skuadër. Një prej klubeve që shfaqi menjëherë interes për transferimin e 37-vjeçarit ishte Çelsi.

ronaldo-bohli-tuhel

Siç theksojnë mediat angleze, presidenti i ri i “Bluve”, Tod Bohli, është një fans i madh i Ronaldos dhe do të kishte shumë dëshirë që ta kishte në skuadër.

Por nëse presidenti është ai që e do portugezin në ekip, trajneri Tuhel mendon të kundërtën. Gjermani duket se nuk e konsideron Ronaldon si një prioritet kryesor këtë merkato dhe është shprehur se Çelsi duhet të afrojë në fillim Sterling dhe dy mbrojtës qendre ara se të mendoj për 5-herë fituesin e “Topit të Artë”.

Edhe pse në fillim mediat angleze treguan se dhe Tuhel kërkon që ta ketë në skuadër Ronaldon, duket se gjërat kanë ndryshuar për gjermanin, që kërkon të përforcojë repartet e lëna bosh nga lojtarët që u larguan.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Presidenti është fans i madh i tij, pengesë për transferimin e Ronaldos te Çelsi bëhet… Tuhel

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook