Qytetarët janë mbledhur mbrëmjen e sotme për të dytën herë në protestë për të kërkuar dorëheqjen e ministrit të brendshëm Bledi Çuçi, pas vdekjes së 32-vjeçarit Lear Kurtit.
Fillimisht ata u mblodhën para Ministrisë së Brendshme, ku bënë thirrje për drejtësi për të riun, ndërsa më pas u zhvendosen para kryeministrisë.
“Rama burg! Rama ik! Ju jeni vrasës. Drejtësi për Learin”, janë disa nga thirrjet që qytetarët bëjnë. Ata mbanin në duar veç pankartave, edhe foton e 32-vjeçarit nga spitali, me pranga në duar.
Pas afro një ore, ata e kanë mbyllur protestën duke paralajmëruar se do të vijojnë sërish.