EKSKLUZIVE/ Pasuesi i Alen Sherrit, Laçi do ish-portierin e Tiranës dhe Dinamos

Laçi është vënë në kërkim të një portieri me përvojë, në mënyrë që të shtojë konkurrencën me Marjo Dajsinanin. Pas largimit të Alen Sherrit, është bërë e nevojshme afrimi i një “gardiani” tjetër që jep siguri.

klajdi kuka

“Panorama Sport” ka mësuar se kurbinasit po interesohen për portierin e Tërbunit, Klajdi Kuka, i cili në sezonin e shkuar bëri një paraqitje pozitive.

32-vjeçari ka qenë vjet një nga portierët më të mirë në Kategorinë e Parë, ku me lojën e tij dhe pritjen e disa penalltive, u dha siguri pukjanëve, që luftuan deri në fund për të siguruar një biletë ngjitjeje në Superiore.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë përfundimi i bisedimeve, ku padyshim, me afrimin e Kukës, porta e Laçit do të “blindohej”, por do të dobësoheshin pukjanët.

KUKA

DITMIR PEMA – Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

EKSKLUZIVE/ Pasuesi i Alen Sherrit, Laçi do ish-portierin e Tiranës dhe Dinamos

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook