“Vrasës!”/ Protesta pas vdekjes së 32-vjeçarit, qytetarët hedhin domate e miell mbi uniformat e policëve: Jep dorëheqjen Çuçi!

45457878787

Qytetarët janë mbledhur mbrëmjen e sotme për të dytën herë në protestë për të kërkuar dorëheqjen e ministrit të brendshëm Bledi Çuçi, pas vdekjes së 32-vjeçarit Lear Kurtit.

Qytetarët, të mbledhur para Ministrisë së Brendshme, kanë bërë thirrje për drejtësi për të riun dhe zbardhjen e ngjarjes e arsyes së vdekjes së tij, ndërsa në shenjë simbolike kanë hedhur miell mbi uniformat e policëve, duke ironizuar deklaratën e policisë se Leari kishte kokainë me vete.

“Nuk vet kokaina, mielli nuk të vret”, dëgjohet të thonë ata. “Qeveri e krimit, ju jeni vrasës, jep dorëheqjen”, janë disa nga thirrjet e qytetarëve.

Gazetari Osman Stafa i cili po ndjek protestën nga afër, njoftoi më herët se disa prej qytetarëve kanë hedhur edhe domate në afërsi të këmbëve të efektivëve, të cilët kanë krijuar kordon para ministrisë.

Po ashtu, ata kanë ndezur disa qirinj në kujtim të Lear Kurtit.

“Vrasës!”/ Protesta pas vdekjes së 32-vjeçarit, qytetarët hedhin domate e miell mbi uniformat e policëve: Jep dorëheqjen Çuçi!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook