Historiani Auron Tare, ka reaguar sërish lidhur me çështjen e Parkut të Butrintit.
Në një status në Facebook, Tare thekson se sipas Ministrisë Plani i Manaxhimit të Parkut të Butrintit është firmosur edhe nga Departamenti i Trashëgimisë Kulturore në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës, por historiani shpjegon se në Websiten e këtij Fakulteti mund të gjesh lehtësisht se nga kush drejtohet.
“Pra Lorenc Bejko i caktuar nga Ministria e Kulturës si Drejtues i Fondacionit qe do të manaxhojë Butrintin.”, shprehet Tare.
Reagimi i plotë:
FAKT
Ne ndihme te Ministrise se Kultures per te publikuar sa me shume fakte per te kuptuar se cfare po ndodh me ceshtjen “Butrinti” me poshte mund te lexoni:
Sipas tabeles me poshte Ministria shkruan se “Plani I Manaxhimit te Parkut te Butrintit eshte firmosur edhe nga Departamenti I Trashegimise Kulturore ne Fakultetin e Historise dhe Filologjise ne Universitetin e Tiranes”
DAKORT
Jeni te lutur te lexoni ne Website te ketij fakulteti se kush e drejton ate dhe do te gjeni se fakulteti drejtohet nga Prof. Lorenc Bejko i caktuar nga Ministria e Kultures si Drejtues i Fondacionit qe do te manaxhoje Butrintin.🤔🤔
Arena e Lajmit