“Janë banditë!” Meta: Rilindasit nuk më nxjerrin dot nga politika, unë dhe populli shqiptar…

Meta Berat

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar dje se mazhoranca jo vetëm që nuk do të arrijë dot që ta nxjerrë nga politika, por madje ka shtuar se së bashku me popullin shqiptar do të jetë ai që do t’i përzërë, pas i quajti banditë.

“Rilindasit jo vetëm që nuk më nxjerrin dot nga politika, por unë me gjithë popullin shqiptar do t’i përzë sepse janë banditë. Situata psiqike është kaq e rëndë sa që ne shkojmë në veprime të tilla se si do gjejmë një mënyrë të krijojmë idenë se do heqim këtë apo atë, ky është fundi.

Populli shqiptar duhet t’i hedhë një herë e përgjithmonë në koshin e plehrave dhe këta duhet të përgjigjen edhe për krimet e prindërve të tyre. Mbase ngaqë nuk u përgjigjën prindërit e tyre siç duhet këta akuzojnë dhe bëjnë këto lojëra pas 32 vitesh”, u shpreh ish presidenti Meta.

Arena e Lajmit

“Janë banditë!” Meta: Rilindasit nuk më nxjerrin dot nga politika, unë dhe populli shqiptar…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook