Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një mesazhi në Facebook theksoi se vendi ka nevojë për angazhimin e të vajzave dhe grave në politikë.
MESAZHI I METES
Vendi ka nevojë më shumë se kurrë për angazhimin politik të grave dhe vajzave shqiptare.
Rikthimi i normalitetit demokratik dhe rikthimi i shpresës që të rinjtë të mos zgjedhin emigracionin, por ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri janë dy prioritetete emergjente, për përmbushjen e të cilave roli aktiv i grave dhe vajzave është një domosdoshmëri absolute. 🇦🇱